Si të publikoni një artikull si autor në iPhoneAlbania?

classic Classic list List threaded Threaded
1 message Options
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Si të publikoni një artikull si autor në iPhoneAlbania?

iphonealbania
Administrator
This post was updated on .
Në rradhë të parë duhet të bëni kërkesën për të bashkëpunuar me ne, për më tepër mund të lexoni këtu.

Mbasi të keni marrë ftesën nga administratori dhe të jeni regjistruar në Blogger që është platforma jonë, atëherë mund të filloni menjëherë të publikoni artikuj në faqen tonë. (Normalisht ju sugjerojmë që artikujt ti shpëtoni si "draft" dhe jo ti publikoni menjëherë pasi moderatori i faqes do ti sistemojë ato përpara publikimit).

Si të shkruani një artikull të rregullt?
Në rradhë të parë shkoni tek Blogger.com dhe lidhuni tek profili juaj. Shkoni tek iPhoneAlbania dhe bëni "New post" apo "Nuovo post" varet se çfarë gjuhe keni zgjedhur ju. Menjëherë do ju hapet faqja e punës dhe mund të filloni të shkruani artikullin.

1. Titulli: Tek kutia lart keni vendin ku duhet të shkruani titullin e artikullit, si në imazhin e mëposhtëm.



2. Imazhi: Mbasi të keni shkruar titullim duhet të shtoni një imazh, klikoni tek ikona përkatëse si në foto.



mbasi të shtypni ikonën do ju hapet një dritare nga mund të zgjedhni imazhin direkt nga kompjuteri juaj për ta shtuar tek artikulli.



Imazhin duhet të ketë një gjerësi 570 px



3. Fillimi i artikullit: Këtu nisni me përshkrimin e artikullit, zakonisht tre ose katër rreshta (por mund të jenë edhe më shumë)



dhe më pas duhet të shtypni butonin e mësipërm pagebreak për ta ndarë nga pjesa tjetër e artikullit... (si në foto)



4. Vazhdimi i artikullit: Më poshtë më pas mund të vazhdosh të shkruash artikullin. Ne zakonisht e ndajmë me paragrafe, 3-4 rreshta për paragraf por që mund të variojë sipas artikujve dhe preferencave tuaja. Mos harro të shtosh në fund të artikullit burimin /iPhoneAlbania



5. Tag: Ky është hapi i fundit që duhet të bëni. Tag ose Etichette janë mjaft të rëndësishme për të ndarë kategoritë e artikujve. Mjafton ti shkruani ato të ndarë nga një presje ose të shkruani për shembull një pjesë të fjalës dhe më poshtë do të dalë kategoria përkatëse dhe mund ti klikoni sipër. si prsh shkruani "kur" dhe do ju shfaqet kategoria "Kuriozitete" klikojini sipër dhe ajo do të shtohet.



6. Shpëtimi artikullit: Tani nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të shtypni "Save" ose "Salva" për të shpëtuar artikullin, që do të modifikohet nga moderatori i blogut dhe më pas do të publikohet.