Rregullorja: lexojeni përpara se të publikoni një njoftim

Posted by iphonealbania iphonealbania
      Options


Për të bërë një prezantim sa më të mirë, ftojmë të gjithë përdoruesit e forumit tonë të ndjekin një skemë mjaft të thjeshtë me rregullat e më poshtme:

Titulli 
Vendosni në fillim të titullit prefiksin si prsh: [Shes] - [Blej] menjëherë pas prefiksit, tregoni objektin që dëshironi të shisni apo blini në këtë mënyrë: prsh. [Shes] iPhone 4 16GB i pa bllokuar

Mesazhi:
Edhe për sa i përket përshkrimit ju ftojmë të ndiqni një skemë të caktuar. Ofroni sa më shumë informacione të jetë e mundur rreth pajisjes që dëshironi të blini ose shisni. Për iPhone mos harroni të shkruani edhe versioni e iOS që ka të instaluar, memorien, ngjyrën dhe çfarë është më e rëndësishme a funksionon me të gjitha kartat sim shqiptare

Duhet të vendosni me detyrim:
Çmimin që dëshironi ta shisni ose blini
Vendin ku ndodhet objekti, prsh. [Shes-Tiranë] iPhone 4 32 GB
Një foto të pajisjes origjinale dhe jo foto të gjetura në internet
Nuk mund të publikoni të njëjtin lajmërim më shumë se një herë
Pas përfundimit të shit/blerjes duhet të lajmëroni patjetër administratorin.

Të gjitha njoftimet e publikuara që nuk do të ndjekin rregulloren do të fshihen nga moderatorët tanë.