[Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

classic Classic list List threaded Threaded
7 messages Options
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

[Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

iphonealbania
Administrator
Shumë nga ju dëshirojnë të instalojnë një version më të ri të iOS në një pajisje të vjetër si iPhone 3G. Apple nuk e lejon këtë pasi versioni i fundit që mund të instaloni në një iPhone 3G është iOS 4.2.1, mirëpo shumë aplikacione kërkojnë një version më të ri se 4.2.1 për të punuar dhe këtu nisin problemet për përdoruesin. Në këtë guidë, do ju tregojmë si të instaloni iOS 5 falë programit whitedOOr. (Çdo hap bëhet me këtë program)

Guida është pak e vjetër megjithatë dikuj nga ju mund ti hyjë në punë. Normalisht ne nuk e këshillojmë një version kaq të ri në një pajisje Apple që nuk e suporton atë.

Pajisjet kompatibël janë:
iPod Touch 1G
iPod Touch 2G
iPhone 2G
iPhone 3G

Guida:
- Shkarkoni versionin e firmware për pajisjen tuaj nga kjo faqe
- Bëjini extract me winrar apo ndonjë program tjetër që përdorni ju
- Hapni  iTunes dhe mbani shtypur ALT (Mac) ose SHIFT (Windows) dhe shtypni Restore
- Zgjedhni paketën e sapo shkarkuar whitedOOr Software Update
- Prisni 15 minuta dhe pajisja juaj do të fiket dhe rindizet
- Pajisja do të jetë gati për përdorim
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

Dibrann
This post was updated on .
a e ndrron baseband apo jo iphone 3g  nese e ndrron qfar baseband i qet qeky version qe osht
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

dendi
Administrator
Nuk ndryshon baseband,  i fundit për iPhone 3G mbetet 16.15.00!
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

Dibrann
un e bera po kam harruar qe e kam te prisht butonin e fikjes sun po e shti ne DFU mode per jailbreak me bo a ka ndonje mundsi
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

dendi
Administrator
Nuk e di a vlen edhe për 3G pasi është shumë i vjetër, por mund ta provosh në këtë mënyrë http://www.iphonealbania.net/2012/07/si-te-beni-jailbreak-nje-iphone-me.html
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

Dibrann
un e bana ne  ket menyr per ne dfu mode me buton te prishur po ma ka bo WTF mode e kur pe lshoj per jailbreak niher po niset mir masanej ndalet ne waiting for reboot ne nuk hec me  qfar mund te jet problemi
Reply | Threaded
Open this post in threaded view
|

Re: [Guida] Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G

dendi
Administrator
Provoj dhe njëherë nga fillimi, nuk e di pasi nuk e kam provuar ndonjëherë në 3G!